Pritja e Thaçit për Nishanin | Foto: KALLXO.com

Thaçi Pret Nishanin

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur sot me ceremoni  shtetërore, Gardën e Nderit të FSK-së  e qilim të kuq Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani.

Nishani po qëndron nga mbrëmë në Kosovë, pak më shumë se dy muaj para se ta përfundojë mandatin.

Presidenti Thaçi e priti homologun e tij për më shumë se pesë minuta jashtë zyrave të Presidencës në ndërtesën e Kuvendit.

Thaçi e Nishani pritet të dalin në një konferencë për gazetarë pas orës 11:00.

Nishani do të takohet sot edhe me Kryeministrin në detyrë Isa Mustafën dhe kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin.

President i ri i Shqipërisë është zgjedhur Ilir Meta më 28 prill.

http://kallxo.com/ilir-meta-votohet-per-president-te-shqiperise/