Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi: Po pres ftesën e Kuvendit, jam i përkushtuar për transparencë

Presidenti Thaçi para se të shkoj në Kuvend të Kosovës, institucionit i cili në fund do e jap miratimin për punën e tij në Bruksel për dialogun final me Serbinë, i shkoi në konak kryeministrit Haradinaj për të raportuar.

Megjithatë, Presidenti i vendit tha se është i hapur që të raportoj edhe në Kuvend të Kosovës dhe u shpreh se mezi po pret ftesën nga Kryesia e Kuvendit.

“Unë e kam thënë edhe para se te nisem për në Bruksel se jam i gatshëm të flasë në parlament sa herë që Kryesia dhe kryetari dëshiron”, tha Thaçi para deputetëve, raporton KALLXO.com

Sipas tij, informimi i tij sot në qeveri, duhet të kuptohet si përkushtim për të qenë transparent për këtë proces.

“Ky informim imi para jush duhet të kuptohet si një përkushtim i yni për të qenë transparent dhe llogaridhënës para qytetarëve. Ky dialog do të jetë transparent dhe do të ketë transparencë të rregullt para qytetarëve, sepse këtë e kemi obligim”, u shprehë në mes tjerash presidenti Thaçi.

Ai ka kërkuar që të ketë unitet ndërmjet spektrit politik në vend. Ndërsa kritikat e pabaza, sipas Thaçit tregojnë mosguxim.

“Ejani dhe bëhuni pjesë e delegacionit të Kosovës, jepni idetë e juaja në tryezë të bisedimeve. Gjithçka tjetër, të gjitha kritikat e tjera të pabaza tregojnë shenja lodhje, mosguximi…”, tha Thaçi

https://kallxo.com/thaci-kritikat-e-pabaza-per-dialogun-tregojne-mosguxim/