Hashim Thaçi I Foto: Kallxo.com

Thaçi: Pajtimi nuk Arrihet me Harresë

Presidenti Thaçi dha edhe sot mesazhe pajtimi në takimin e dytë të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin të themeluar prej tij.

Mbledhja e komisionit ishte e hapur vetëm në 15 minutat e parë të saj.

“Pajtimi nuk mund të krijohet në kuadër të harresës së asaj se çka ka ndodhur, por si një rikujtim për të filluar një shans të ri”, tha Thaçi.

Presidenti deklaroi më tutje se ende ekziston hendeku mes serbëve e shqiptarëve, pasi ndasitë nga lufta nuk janë tejkaluar.

“Shoqëria kosovare dhe Ballkani në përgjithësi ende është peng i këtyre narrativave të vjetër, edhe gjeneratat që kanë lindur pas luftës ende i shohin moshatarët e komunitetit tjetër si armiq dhe si rrezik dhe jo si shoqëri për bashkëpunim dhe jetesë të përbashkët”, tha Thaçi.

Ai foli edhe për të pagjeturit.

“Si President për mua ka qenë shumë e rëndësishme në takimet që kam pasur me të  familjet e të pagjeturve, dua të shpresoj dhe besoj që kjo çështje të ngrihet edhe në nivel të takimeve në Bruksel”, tha Thaçi.

I pari i shtetit tregoi edhe arsyen pse themeloi Konmisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin.

“Synimi I këtij komisioni do të jetë e vërteta, e vërteta shëron shoqëritë nga hakmarrja dhe urrejtja. Kjo nuk është zëvendësim i drejtësisë dhe as sakrifikim I drejtësisë, kjo vetëm mund të ndihmojë .. nuk bëhet fjalë për fshehje së krimit… Brezat e ri duhet të dinë se çka kanë bërë brezat e mëparshëm, fëmijët të dinë se çka kanë bërë prindërit e tyre”, tha Thaçi.

Mbledhja e parë e këtij komisioni u mbajt më 13 shkurt.

http://kallxo.com/thaci-nis-idene-per-pajtim-por-perballet-me-nje-shembull-te-deshtuar/

Të njëjtën ditë analistët politikë nismën e Thaçit për pajtim e cilësuan vështirë të realizueshme.

http://kallxo.com/ideja-e-presidentit-per-pajtim-veshtire-e-realizueshme/