Thaçi - Çollaku

Thaçi nuk flet për Bekim Çollakun: Nuk i komentoj deklaratat e vartësve

Presidenti Hashim Thaçi nuk i ka komentuar dallimet e mëdha me njeriut më të afërt të tij, Bekim Çollakun sa i përket qasjes për dialogun me Serbinë.

Presidenti Thaçi dhe Bekim Çollaku kanë dhënë deklarata të ndryshme sa i përket faktit se çfarë Serbia fiton në rast të korrigjimit.

Thaçi disa herë ka përsëritur që atij nuk i intereson dhe nuk është fare shqetësim i tij se çka fiton Serbia nga korrigjimi, ndërsa për Çollakun, kjo në fakt është një nga shqetësimet më të mëdha.

“Zakonisht vartësit flasin për deklarimet e Presidentit dhe jo Presidenti për deklarimet e vartësve”, tha Presidenti Thaçi në pyetjet e KALLXO.com për deklarimet krejt të kundërta në mes tij dhe shefit të kabinetit të tij, Bekim Çollakut.

Ai përsëri është deklaruar se nuk i intereson se çka fiton Serbia. Megjithatë, e thotë që asnjëra palë nuk do të fitoj 100% karshi tjetrës dhe se situata do të jetë “Win Win”, që nënkupton dyja palët fituese nga kjo marrëveshje.

“Se çka mendon Serbia, nuk është përgjegjësi e imja që të prezantoj para opinionit, unë  zhvilloj betejën me ta në tavolinën e bisedave, jo dikun tjetër. Ne jemi në situatë kur jemi detyru të ulemi e të bisedojmë me Serbinë nën udhëheqjen e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, por një gjë dihet që kush pretendon ti fitoj të gjitha, kjo gjë nuk do të ndodhë, do të jetë një situatë, “Win-Win”, tha në mes tjerash Presidenti.

Javën e kaluar krypometri ka gjetur mospërputhje të mëdha deklaratash dhe rrena të Presidentit dhe Bekim Çollakut sa i përket dialogut final me Serbinë. Ata kanë dhënë deklarata të ndryshme se prej kur ka filluar të diskutohet korrigjimi i kufirit dhe se faktit tjetër se cili është pozicioni i Serbisë dhe kërkesat e saj nga ky dialog.

 

Rrena e kryptë e Presidencës për korrigjimin e kufijve

 

 

.