Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: ZPRK

Thaçi niset për në Londër, do të flasë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti Hashim Thaçin është nisur për në Londër të Anglisë për të marrë pjesë në një diskutim për çështjet aktuale politike në Kosovë.

Ai është ftuar nga instituti “Chatham House”, ndërsa thotë se do të flasë edhe për dialogun.

“Rrugës për në Londër, i ftuar nga instituti Chatham House, ku do të flas për situatën politike në Kosovë dhe rajon, për dialogun dhe për perspektiven euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Në ueb faqen e institutit “Chatham House”, thuhet se temat për të cilat do të flasë Hashim Thaçin kanë të bëjnë me dialogun e vazhdueshëm Beograd Prishtinë, rolin e Bashkimit Evropian në këtë dialog si dhe për perspektivën evropiane të Kosovës.

Hashim Thaçi ka propozuar idenë e korrigjimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbinë, që sipas tij do t’i garantonte Kosovës bashkimin e 3 komunave të Luginës së Preshevës.

Ideja e tij nuk është mbështetur nga partitë politike parlamentare të Kuvendit të Kosovës, madje as ish partia e tij PDK-ja e cila zyrtarisht kishte deklaruar se integritetit territorial i Kosovës është i paprekshëm.

Një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të kësaj ideje është kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Kuvendi i Kosovës muaj më parë ka votuar ekipin negociator të Kosovës për bisedime me Serbinë. Ndonëse janë ftuar, në këtë ekip negocitator mungojnë përfaqësuesit e LDK-së, Vetëvendosjes e Alternativës.

Momentalisht dialogu i fazës finale, Kosovë-Serbi është pezulluar nga ana e palës serbe për shkak të vendimit të Qeverisë për të vendosur tarifën prej 100% për produktet serbe dhe boshnjake.

Ekipi negociator, mes kritikave dhe lëvdatave për unitet në dialog

Hashim Thaci niset per ne Loner