Thaçi ngushëllon familjen e viktimës nga aksidenti në Gjilan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllime familjes se viktimës nga aksidenti i sotëm tragjik në qendër të Gjilanit.

Thaçi ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që t’i rrisin masat e kontrollit, gjithashtu të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë.

“Aksidenti tragjik në Gjilan, ku humbi jetën një qytetar dhe u lënduan shumë të tjerë është ngjarje shumë e hidhur e ditës së sotme. Familjes së të ndjerit i shprehim ngushëllime të thella. Të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë. Dukuria e aksidenteve në komunikacion është shqetësuese. Kërkojmë nga institucionet e sigurisë që t’i rrisin masat e kontrollit, që të mos përsëriten aksidentet tragjike me jetë njerëzish dhe dëme tjera materiale”, ka shkruar Thaçi të enjtën.

https://kallxo.com/video-18-momenti-kur-kamioni-shkakton-aksidentin-masiv-ne-gjilan/