Stambolli pas sulmit terorist mbrëmë. Foto: Twitter

Thaçi Ngushëllon Erdoganin për Sulmin Terrorist të Stamboll

Përmes një telegram ngushëllimi drejtuar presidentit turk Erdoğan, presidenti Thaçi ka thënë se ky sulm terrorist ka goditur gjithë qytetarët e botës së lirë dhe populli i Kosovës solidarizohet me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe me popullin turk.

Sulmi që ndodhi gjatë mbrëmjes së 31 dhjetorit në një lokal në Stamboll la të vdekur mbi 39 persona dhe mni 70 të tjerë të plagosur.

“Akti terrorist në Stamboll është edhe një motiv më shumë në vendosmërinë tonë për ta luftuar pa kompromis këtë kërcënim për të gjithë ne”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Thaçi tha se sulmi mizor në natën e ndërrimit të motmoteve në Stamboll është sulm kundër tërë botës.

“Ky sulm terrorist ka goditur gjithë qytetarët e botës së lirë. Terroristët nuk duan as paqe, as rend, as qetësi, por duan ta shkatërrojnë botën tonë, jetët tona dhe mënyrën tonë të të jetuarit. Populli i Kosovës solidarizohet me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe me gjithë qytetarët e vendit tuaj”, shkroi Presidenti Thaçi në telegram.