Thaçi në Ujman: Kosova është sovrane

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga liqeni i Ujmanit nga veriu i Kosovës.

Ai në vizitën që i bëri këtij liqeni tha se Kosova është sovrane dhe mohoi mundësinë e ndarjes së kësaj pjese të Kosovës për të ju bashkuar Serbisë.

“Është një vizitë krejt normale në mrekullitë e vendit tim që ja vlen për ti vizituar të gjithë qytetarët e vendit tim. Edhe sot nga ky vend i mrekullueshëm i Republikës së Kosovës dërgoj mesazhin më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Kosova është një unike  e pavarur sovrane.

Ai tha se në këtë vizitë u takua edhe me qytetarë serb të Mitrovicës Veriore.

“Unë si president i vendit i shërbej të gjithëve, pa dallim Ishte kënaqësi që të pijë kafe me serbet e këtij lokaliteti, dhe në këtë ditë të vikendit në mes të dy qytetarëve, në këtë ditë të vikendit si të ishte një piknik”, tha ai.

Në anën tjetër në kryeqytet ka filluar protesta e thirrur nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Qëllimi i protestës sipas organizatorëve është shfaqja e kundërshtimit ndaj idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë.

Për ditë me radhë, LVV ka publikuar video promocionale dhe ka bërë tubime ku ftoi qytetarët dhe aktivistët në protestë kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve që sipas tyre nënkupton edhe shkëmbim territoresh.

Autobusë falas për aktivistë dhe qytetarët që dëshirojnë t’i bashkohen protestës janë organizuar nga LVV me nisje nga secila komunë e Kosovës.

“Të shtunën, me 29 shtator, prej orës 14:00, së bashku do të protestojmë paqësisht e qytetarisht në Prishtinë kundër pazareve me Serbinë, për sovranitetin e vendit”, thuhej në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.