Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi në Hagë për një ligjëratë dhe librin e tij

Me ftesë të institutit holandez “Clingendael Institute”, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Hagë, ku nesër do të mbajë një ligjëratë para përfaqësuesve shtetërorë, diplomatëve, gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Presidenti Thaçi do të mbajë ligjëratë me temën “Vizioni, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”, ku më pas do të ketë bashkëbisedim dhe debat me të pranishmit.

Pas ligjëratës dhe debatit, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në promovimin e librit “New State, Modern Statesman”, i shkruar nga gazetarët britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger.