Thaçi-Çollaku | Foto: Facebook

Thaçi Mirëpret Çollakun si Shef të Stafit Presidencial

Dorëheqjen e ministrit të Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku për t’iu bashkuar kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi e ka përshëndetur ky i fundit.

Thaçi në një postim në Facebook duke mirëpritur Çollakun në postin e ri si Shef i Stafit të Presidentit theksoi se ai ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

“Sot ekipit tim iu bashkua z. Bekim Çollaku në cilësinë e Shefit të Stafit të Presidentit. Në të gjitha funksionet politike dhe institucionale të cilat i kam bartur përgjatë këtyre 16 viteve, z. Çollaku ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e mi më të afërt”, shkroi Thaçi.

Ai gjithashtu vlerësoi punën e bërë nga ish-ministri për rrugën e integrimit evropian të Kosovës që sipas tij është një mision i suksesshëm.

“Z. Çollaku me vete sjell një bagazh të madh të punës në shërbim të institucioneve shtetërore. Në Presidencë ai po vjen pas një pune të shkëlqyeshme si Ministër për Integrim Evropian, duke përmbushur me sukses misionin tonë të përbashkët për vendosje të marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian përmes nënshkrimit të MSA-së dhe përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave”, shtoi Presidenti.

Bekim Çollaku lajmëroi dorëheqjen e tij nga pozita e ministrit sot në një konferencë për media.

http://kallxo.com/bekim-collaku-bashkohet-ekipit-te-presidentit-thaci/