Presidenti Thaçi takohet me zëvendes kryeministrit e Maqedonisë, Bujar Osmanin Foto: Hashim Thaçi - Facebook

Thaçi: Marrëveshja Maqedoni – Greqi më e rëndësishmja pas asaj të Ohrit

Presidenti Thaçi e ka vlerësua marrëveshjen ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, që sipas tij do të krijojë një klimë më të mirë rajonale për të gjitha shtetet e Ballkanit.

Këto komente, Thaçi i dha pas takimit me zëvendës kryeministrit e Maqedonisë, Bujar Osmanin, i cili sot po e viziton Kosovën.

Marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë, e cila me plot të drejtë po konsiderohet më e rëndësishmja pas asaj të Ohrit, do të krijojë klimë të mirë rajonale dhe do të hapë perspektivë euroatlantike për shtetet e Ballkanit. Çdo lajm i mirë nga Maqedonia është lajm i mirë edhe në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas tij, forcat shqiptare në Maqedoni po luajnë rol pozitiv në avancimin e të drejtave politike e sociale të qytetarëve të këtij shteti.