Thaçi kujton masakrën e Lubeniqit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi më rastin e 20-vjetorit të të rënëve të Lubeniqit të Pejës, ku forcat serbe masakruan 80 civilë të pafajshëm shqiptarë, tha se liria dhe pavarësia e sotshme është fryt i shumë gjeneratave.

“Njëzet vjet më parë, më 1 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 80 civilë të pafajshëm në Lubeniq të Pejës. Të ballafaquar me humbje të mëdha që po u shkaktoheshin pandërprerë, forcat policore dhe ushtarake serbe nëpër tërë vendin hakmerreshin mbi popullsinë civile shqiptare. Liria dhe pavarësia që gëzojmë sot është fryt i përpjekjeve dhe sakrificave të shumë gjeneratave, por mbi të gjitha është fryt i gjakut dhe sakrificës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.