Thaçi: Kurteshin e kam bërë Avokat të Popullit me të njofshëm

Tensionet në Komisionin Parlamentar Hetimor për deportimin e gylenistëve po vazhdojnë mes Presidentit, Hashim Thaçi dhe anëtareve të këtij komisioni.

Kryetari i Komisionit, Xhelal Sveçla i’u drejtua Thaçit se eksperti i angazhuar nga ky komision ka 5 vite që punon për Avokatin e Popullit.

“Eksperti ka 5 vjet që punon për avokatin e popullit i angazhuar nga Këshilli i Evropës.”, tha Xheval Sveçla.

Ndërkaq, Thaçi u përgjigj, se anëtarin e Komisionit Sami Kurteshin e ka bërë Avokat të Popullit me të njofshëm.

“O Avokat të Popullit e kam bë unë me të njohshëm, mezi dikur e kam bë”, tha Presidenti.

Pastaj ndërhyri Kurteshi i cili e mohoi këtë.

“Po unë e kam zgjedh o Sami, ti e din ardh mu ke lut si zvarranik për mu zgjedhë, po mos bë hajgare”, iu përgjigj Presidenti duke qeshur.

Kurteshi ka shërbyer si Avokat i Popullit në Republikën e Kosovës nga viti 2009 deri në vitin 2015.

Ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare Kurteshi u zgjodh deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.