Hashim Thaçi | Foto: KALLXO.com

Thaçi kujton Masakrën e Studimes

Në 19 vjetorin e Masakrës së Studimes së Vushtrrisë, Hashim Thaçi premtoi angazhim për nxjerrjen para drejtësisë së autorëve të këtij krimi.

“Si institucione të Republikës së Kosovës nuk do të ndalim asnjëherë zërin për zbardhjen e krimeve të bëra nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve”, shkroi Thaçi në facebook.

Në masakrën e Studimes të kryer para 19 vjetësh nga forcat serbe, u vranë 116 civilë.

Thaçi premtoi edhe interesim për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

“Nuk do të ndalemi deri sa të zbardhet fati i personave të pagjetur”, shkroi Thaçi në facebook.

Më 27 prill në ditën e të pagjeturve Kuvendi diskutoi për këtë çështje, por nuk pati kuorum për votimin e rezolutës.

http://kallxo.com/kuvendi-pa-kuorum-per-votimin-e-rezolutes-per-te-pagjeturit-shkon-ne-pauze/