Hashim Thaçi | Foto: KALLXO.com

Thaçi Kujton Masakrën e Rrezallës

Në 19 vjetorin e masakrës së Rrezallës, Presidenti e quajtur atë krim me përmasa të mëdha.

“Një ndër masakrat më të rënda mbi popullatën civile shqiptare, e bërë nga forcat policore dhe ushtarake serbe, është ajo e Rezallës, më 5 prill 1999”, shkroi Thaçi në facebook.

Ai kujtoi edhe zhvendosjen e trupave të të vrarëve jashtë Kosovës.

“Përmasa e krimit mori dimensione edhe më të mëdha kur trupat e të vrarëve u zhvendosën jashtë territorit të Kosovës”, vijoi postimi i Thaçit.

Presidenti më tutje kujtoi që “për këtë masakër dhe masakrat tjera gjatë viteve 1998 – 1999 ende nuk dolën para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët”.

28 të vrarë nga masakra e Rrezallës janë gjetur në një varrezë masive në Serbi.

http://kallxo.com/identifikohen-28-persona-te-pagjetur-nga-rrezalla/