Thaçi: Kosova është Atdhe i të Gjithë Qytetarëve

Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete, Presidenti Hashim Thaçi tha se Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj.

Ai konstatoi se e ka prioritet të tijin dialogun me të gjitha komunitetet.

Thaçi në fjalën e tij përmendi nënshkrimin e marrëveshjes për Termocentralin “Kosova e Re” që u nënshkrua dje.

Tha se me të do të ketë investime më shumë se 1 miliard euro, ndërsa do të punësohen 10 mijë persona.

“Kjo është një mundësi për të gjithë qytetarët e Kosovës të të gjitha komuniteteve”, tha Thaçi.

Ai tregoi edhe se nesër do të përurohet një segment i Autostradës Prishtinë- Hani i Elezit.

Nesër do të përurohet pjesa e autostradës që do të afrojë komunën e Shtërpcës me Prishtinën dhe aeroportin”, tha Thaçi.

Ai foli edhe për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin. Deklaroi se ky komisionin do të zhvillojë dialog mes komuniteteve dhe do t’i japë fund kapitullit të luftës.

Thaçi ftoi komunitetet që të marrin pjesë në organizimin e 10 vjetorit të pavarësisë.

“Kjo festë do të jetë festë për të gjithë ne. Ju ftoj që të bëheni pjesë e kësaj dite”, tha Thaçi.

Përfaqësues të komuniteteve pastaj shfaqën  kërkesat e tyre të veçanta për ata që përfaqësojnë, ndërsa Thaçi premtoi punë me institucionet tjera për të pasur buxhet q=ë do të plotësojë nevojat e Këshillit Konsultativ për Komunitete.