Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi Kërkon nga INTERPOL të Anulojë Fletarrestet e Serbisë

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jürgen Stock me të cilin ka biseduar për mundësinë e pranimit të Kosovës në këtë organizatë, si dhe për mënyrën e thellimit të bashkëpunimit me të.

Sipas një komunikate të Presidencës, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova plotëson të gjitha kushtet për anëtarësim në INTERPOL.

“Ne kemi nevojë për INTERPOL-in, por edhe INTERPOL-i ka nevojë për Kosovën, për informim sa më të shpejt”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jürgen Stock, ka theksuar se INTERPOL-i është i hapur për Kosovën dhe pret të përfundojnë procedurat e brendshme për të filluar shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim.

Me Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, presidenti Thaçi ka diskutuar edhe për çështjen e ndalimit të shtetasve të Kosovës me fletarrestime të Serbisë, duke thënë se fletarrestet e tilla janë të paqëndrueshme dhe të motivuara politikisht.

Presidenti Thaçi nga sekretari i INTERPOL-it ka kërkuar që të gjitha fletarrestet politike të Serbisë të anulohen.

Më 4 janar të këtij viti në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në Francë është arrestuar Ramush Haradinaj.

http://kallxo.com/arrestohet-ne-france-ramush-haradinaj/