Hashim Thaçi | Foto: KALLXO.com

Thaçi i Gëzohet Hapjes së Negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë me BE-në

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i gëzohet propozimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Për këtë të arritur ai i përgëzoi qytetarët e Shqipërisë, presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, për reformat dhe qeverisjen e tyre.

“Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe integrimi i tërë Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane janë rruga e duhur për të rritur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan”, tha presidenti Thaçi.

Ai gjithashtu ka përgëzuar propozimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Maqedoninë.

“Ky vendim i tyre e forcon perspektivën evropiane për tërë rajonin tonë”, theksoi Thaçi në një postim në profilin e tij në “Facebook”.