Thaçi i dhuron e Bibliotekës së Paqes në Paris një libër të Adem Demaçit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dhuruar Bibliotekës së Paqes në Paris një libër të shkruar nga Adem Demaçi.

Përmes llogarisë së tij në fejsbuk, Thaçi ka njoftuar se se Bibliotekës së Paqes në Paris, i ka dhuruar një libër të shkruar nga Adem Demaçi, Mandela i Evropës, siç e ka quajtura ai Demaçin.

Përmes foto së postuar të presidenti, kuptojmë se bëhet fjalë për librin “Libër për Vet Mohimin”, i Demaçi i botuar vite më parë dhe i nënshkruar si Adem Dema.

Psotimi i plotë i Presidentit Thaçi:

Bibliotekës së Paqes në Paris ia dhurova dje një libër të shkruar nga Adem Demaçi, Mandela i Evropës, i cili i kaloi 28 vjet në burg si i burgosur politik, i burgosur i ndërgjegjes.

Përkundër vuajtjeve dhe burgut të gjatë, ai e gjeti forcën që të përcillte edhe mesazhe të bashkëpunimit dhe paqes.

Demaçi e përfaqësoi më së miri vullnetin e Kosovës për të mos u dorëzuar kurrë në betejat për liri e pavarësi, por edhe për pajtim e paqe.

Këtë mesazh e përçova edhe unë në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në Paris, në këtë datë historike. HTH