Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi: Hyrja e Gjuriqit, Provokim i Pastër nga Beogradi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpalosur një ‘skenar’ që sipas tij është planifikuar nga homologu i tij në Serbi, Aleksandër Vuçiq për ardhjen e Marko Gjuriqit pa leje në Kosovë.

Në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Thaçi tha ka qenë në dijeni se Vuçiq ka dashur të krijojë një situatë jostabile në Kosovë me ardhjen e Zyrtarit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq që pasoi me arrestimin dhe deportimin e tij.

“Është një skenar i përgatitur nga Serbia që u bë publik të premten. Policia e Kosovës nuk ka pasur tjetër mundësi të reagimit dhe intervenimit. Ai ak hyrë pa leje dhe PK e ka kryer punën e vet. Skenari për ardhjen dhe për daljen në qytet dhe organizimin e takimit të Gjuriqit është skenar i përgatitur në Serbi. Vucici e  ka urdhëruar Gjuriqin të vijë në Kosovë”, tha Thaçi.

Ai nuk deshi të komentojë lidhur me veprimet e Policisë së Kosovës në ditën e arrestimit të Gjuriqit mirëpo sipas tij ky veprim i Gjuriqit kishte të bënte me ndalimin e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe me ligjet e Kosovës.

“Kjo cështje nuk do të jetë e egove të bartësve të insittucioneve të Republikës së Kosovës.  E vlerësoj atë që ka ndodhur se pse ka ardhur ilegalisht. Mu atë ditë kemi folur që të fillojmë rifunksionalizimin e Grupit Punues për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ata nuk janë të interesuar për themelimin e Asociacionit. Ka qenë provokim i pastër nga Beogradi”, tha Thaçi

Përballë Jeta Xharrës, në këtë emision flasin Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli dhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: