Gradimi | Foto: KALLXO.com

Thaçi Gradon në Gjeneralmajor Njërin nga Jasharët

Presidenti Hashim Thaçi në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së gradoi me gradën gjeneralmajor Bashkim Jasharin, njërin nga anëtarët e familjes Jashari të Prekazit.

Para gradimit Jashari kishte gradën gjeneral brigade.

Përveç Jasharit, në gradën e gjeneralmajorit u promovua edhe Zymer Halimi.

Thaçi gradoi edhe kolonelët Naim Haziri, Xhevahir Geci, Fadil Hadërgjonaj, Irfete Spahiu dhe Skender Zhitia në gjeneralë brigade.

Presidenti Thaçi tha se FSK-ja është e gatshme të marrë përgjegjësi shtesë.

“Këto gradime të reja nuk janë të rastësishme sepse edhe vetë Forca e Sigurisë së Kosovës është rritur dhe zhvilluar gjate këtyre viteve. Si FSK, e gatshme për te marrë përgjegjësi shtesë, ka nevojë për kuadro të reja dhe për përvojën e të sapograduarve”, tha Thaçi.

Ai shprehu bindjen se të graduarit do të kontribuojnë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.