Hashim Thaçi në ditën kur dha betimin si President i Kosovës - Foto: Atdhe Mulla

Thaçi: Gjykata Speciale Shkaku i Përvojës së Keqe në Mbrojtjen e Dëshmitarëve

Qëkur e ka marrë pozitën e njeriut të parë të shtetit, Thaçi ka dnërmarrë një varg vizitash për të bërë homazhe para monumenteve të civilëve serbë të vrarë gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Për këto vizita, të bëra në Grackë, Gorazhdec e Hoçë të Madhe, ai shpesh është kritikuar nga opinioni.

Por sot para deputetëve, Presidenti Thaçi i mbrojti veprimet e tij duke thënë se ato janë bërë për të përçuar mesazhe pajtimi ndëretnik.

“Po bëheshin pyetje legjitime. Pse po nderoja serbët, kur ata na kanë vrarë, kur në pllakat e tyre shkruhej me çirilicë se viktimat u vranë nga terroristët shqiptarë dhe NATO-s. Jam i vetëdijshëm që po bëja punën më të mirë për vendin. E dija çfarë shkruhej në ato pllaka dhe nuk pajtohem me to, por kjo nuk duhet të na ndalojë t’i nderojmë viktimat”, tha në mes tjerash Presidenti Thaçi në fjalimin e tij të parë para deputetëve.

“Pas këtyre vizitave filluan të shfaqen opinione të ndryshme. E dija që ka njerëz që kanë ende urrejtje ndaj komuniteteve. Dikush thoshte që është herët për këto vepra, e unë mendoja që ishte vonë”, u shpreh Thaçi.

Duke folur për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila që nga fillimi i vitit të ardhshëm pritet t’i lëshojë aktakuzat e para ndaj ish krerëve të UÇK-së, Presidenti Thaçi tha se ajo “nuk është produkt i vendimeve të gabuara politike”.

“Presioni ndërkombëtar për themelimin e Gjykatës Speciale ka ardhur si rezultat i përvojës së keqe në mbrojtjen e dëshmitarëve, pra të kërcënimit apo vrasjes së tyre. Ky është argumenti kryesor në të cilin nuk kemi mundur ta sfidojmë bashkësinë ndërkombëtare”, tha Thaçi.

http://kallxo.com/fjalimi-thacit-aak-e-nisma-kunder-vetevendosje-e-pavendosur/

http://kallxo.com/gjesti-thacit-nuk-bind-familjaret-e-viktimave-serbe/

http://kallxo.com/thaci-nuk-te-vritet-loja-e-femijeve/

http://kallxo.com/beqaj-thaci-te-memorialet-serbe-per-specialen/