Foto: Ramiz Lladrovci/ Facebook

Thaçi flet për darkën me Veselin e Bahtirin në Mitrovicë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sot për darkën e të mërkurës mbrëma në një restoran në Mitrovicë, e cila u komentua gjerësisht në opinion ditëve të fundit.

Darka në të cilën u panë rreth tavolinës Thaçi bashkë me kryetarin e Kuvennit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, bashkë me shumë zyrtarë të tjerë të lartë të PDK-së, për Thaçin ka qenë një ndejë private.

“Sa u përket ndejave private, kam qenë i ftuar nga miku Veseli në një ndejë private nga njerëz që kanë qenë edhe themelues të UÇK-së, një 40 veta. Atë ditë i kam pasur nja tri ndeja private të cilat unë preferoj t’i vizitoj”, tha Thaçi.

“Ka qenë një ndejë shumë e mirë, pa diskutime politike”, shtoi ai.

“Nuk e di kush ka pagu darkën, unë kam qenë i ftuar. Pjesa tjetër le të jetë mes Kadriut (Veselit) e Agimit (Bahtirit)’, tha Thaçi duke qeshur.