Presidentët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq - Foto: REL/AFP

Thaçi flet nga Brukseli për vizitën e Vuçiqit në Kosovë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se i respekton kërkesat e zyrtarëve politik serb që të vijnë në Kosovë.

Pak para nisjes së takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel Thaçi tha se Vuçiq e ka marr vendimin për vizitë në Kosovës dhe kjo është publike.

“Ai me institucionet e vendit, e kanë  marrë vendimin e tyre. Vendim i cili është i njohur publikisht edhe për opinionin e brendshëm dhe të jashtëm. Unë e respektoj interesimin legjitim të përfaqësuesve të Serbisë për të biseduar me komunitetin serb për t’i sqaruar edhe ata që të mos ketë panik, të mos ketë frikë. Shpresoj se do të kemi mesazhe pozitive të fqinjësisë së mirë, të bashkëjetesës dhe domosdoshmërisë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi”, tha Thaçi.

Ndërsa mediat në Serbi mbrëmë kanë raportuar se ka mundësi që vizita e Aleksandar Vuçiqit në Kosovë të anulohet, mëson jo zyrtarisht televizioni publik serb, RTS.

Presidenti serb është paraparë të vijë në Kosovë gjatë vikendit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se i ka dhënë leje presidentit Vuçiq të vijë në Kosovë.

https://kallxo.com/rts-mund-te-anulohet-vizita-e-vuciqit-ne-kosove/