Foto: ZPRK

Thaçi: EULEX mbetet i rëndësishëm për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot U.D. shefin e EULEX-it, Bernd Thran, me të cilin bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve vendore dhe misionit europian.

Thaçi u shpreh se EULEX mbetet i rëndësishëm për Kosovën dhe se ka sjellë përvojë të mirë për institucionet e Kosovës.

“Kemi bashkëpunim të mirë me EULEX-in. Institucionet e Kosovës kanë përfituar nga përvoja me EULEX-in”, u shpreh Thaçi.

Bernd Thran theksoi se EULEX do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, në përputhje me mandatin.

Ndërsa Thaçi përfundoi se EULEX është mision i suksesshëm dhe Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me të.