Thaçi ende shpreson në bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën

E gjitha vera, presidentit Hashim Thaçi i shkoi duke lobuar për idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë, që sipas tij do të nënkuptonte bashkimin e tri komunave të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Edhe pse ka muaj që nuk ka folur për kërkesën për bashkimin e këtyre komunave, sot, presidenti deklaroi se sot e mbështet edhe më shumë se në të kaluarën idenë për bashkim.

“Unë mbështesë në plotni të drejtën kombëtare te Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Madje sot më fuqishëm se sa gjatë e në muajt në vijim shpresoj se në realizimin e së drejtës së tyre për bashkëngjitje me Kosovën”, tha para mediave Hashim Thaçi.