Thaci - Mogherini - Vuciq foto Maja Kocijancic

Thaçi e Vuçiq nësër takohen në Bruksel, Mogherini i thërret në takim liderët e Ballkanit Perendimorë

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të jenë bashkë në një takim, ku janë të ftuar edhe krerët më të lartë të Ballkanit Perëndimor, të thirrur nga Zyrtarja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Takimi në Bruksel do të jetë i një formati të veçantë, ku përveç Thaçit e Vuçiqit të pranishëm do të jenë edhe udhëheqësit e Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bosnjës.

Takimi do të mbahet nesër ne Bruksel në të cilin synohet diskutimi për uljen e tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas zhvillimeve të fundit.