Thaçi e shpall 'Hero i Kosovës' vëllain e Adem Grabovcit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka nderuar me urdhrin ‘Hero i Kosovës’, dëshmorin Dinë Grabovci.

Thaçi e ka quajtur kontribuues të jashtëzakonshëm për luftën çlirimtare.

“Nderimi për dëshmorët është nderim për historinë e popullit tonë. Urdhrin “Hero i Kosovës”, sot e ndava edhe për dëshmorin Dinë Grabovci. Ai ishte veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe kontribuues i jashtëzakonshëm në luftën tonë çlirimtare”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social ‘Facebook’.

Dinë Grabovci ishte vëllai i Adem Grabovcit.