Foto: Hashim Thaçi/Facebook

Thaçi: Diaspora në Gjermani e ka mbështetur pareshtur Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani ku është duke marrë pjesë në Samitin e Berlinit, ka thënë se diaspora kosovare në Gjermani i ka mbështetur pareshtur të gjitha proceset në Kosovë.

“Diaspora jonë në Gjermani, tash e katër dekada, pareshtur i ka mbështetur të gjitha proceset në Kosovë: lirinë, pavarësinë, shtet-ndërtimin. Për këtë të fundit, së bashku mund të bëjmë edhe më shumë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Më tej, presidenti Thaçi ka shtuar se në Gjermani kemi shumë biznesmenë të suksesshëm, të cilët me investime në Kosovë e kanë ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë.

“Jam shumë krenar me rrëfimet e sukseseve të tyre në Gjermani”, është shprehur Thaçi.