Thaçi dhe Van der Bellen flasin për 'arritjen' e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot është takuar me presidentin e Austrisë, Aleksandër Va nder Bellen në Vjenë. Thaçi përmes një shkrimi në “Facebook” bëri të ditur se çka diskutuan me presidentin austriak.

“Me presidentin Van der Bellen diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë dhe për zhvillimet në Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hashim Thaçi.

Ndryshe, delegacioni i Kosovës i kryesuar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj nesër  do të udhëtojë për në SHBA ku pritet të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.