FOTO MENTOR AGANI FCB

Thaçi dhe Haradinaj ngushëllojnë familjen Agani

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi nw Facebook ka ngushëlluar familjen Agani në rastin e vdekjes së Sadije Aganit, bashkëshortes së akademikut Fehmi Aganit.

“Me rastin e vdekjes së znj. Sadije Agani, bashkëshortes së njërit prej intelektualëve më të shquar të Kosovës, akademik Fehmi Aganit, u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve dhe miqve të së ndjerës. E kujtojmë me respektin më të madh kontributin e Sadijes e Fehmi Aganit me ide dhe angazhime për çështjen e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Me mesazh ngushëllues është shprehur edhe Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

“Më pikëlloi lajmi i kalimit në amshim i Sadije Aganit. Si mësuese e zellshme dhe zonjë e nderuar, bashkëshortja e Dr. Fehmi Aganit, profesorit dhe ideologut të Lëvizjes Paqësore të Shqiptarëve të Kosovës të viteve ‘90, i ekzekutuar nga forcat serbe të sigurisë, do të kujtohet ndër breza. Familjarëve e miqve të familjes Agani, ngushëllime të sinqerta”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.