Thaçi dekreton edhe një Ambasador me të kaluar politike

Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës Avni Kastrati është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Slloveni nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar vetë Kastrati.

“Po është e vërtetë që jam emëruar”, tha Kastrati.

Avni Kastrati, ish-kryetar i komunës së Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë vitit 2014 ka qenë edhe në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Presidenti ditë më parë ka emëruar ish zëvendës-ministrin e Punëve të Jashtme Gjergj Dedaj ambasador në Maqedoni.

https://kallxo.com/zyrtare-gjergj-dedaj-emerohet-ambasador-ne-maqedoni-dokument/