Hashim Thaçi, President i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Thaçi Dekoron Pesë Dëshmorë nga Gjakova me Urdhrin 'Hero i Kosovës'

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” për veprat në shërbim të atdheur, dëshmorët Elton Zherka, Përmet Vula, Bujar Roka, Hamëz Zymeri, Ilir Soba dhe Sadedin Shehu nga Komuna e Gjakovës.

Thaçi ka shkruar në postimin e tij në Facebook se sot kujtohen dhe nderohen edhe 14 dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë heroikisht pas kalimit të kufirit në betejën e Shishmanit të Gjakovës.

“Por, derisa nderojmë trimërinë e heronjve dhe dëshmorëve tanë para 19 vjetësh, gjithashtu kujtojmë edhe sakrificën e martirëve të Komunës së Deçanit, të vrarë në ofensivën e egër serbe ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut”, ka theksuar Thaçi.

Presidenti Thaçi është shprehur se heronjtë, dëshmorët dhe martirët janë çmimi i lirisë sonë.

“Ata do të jenë gjithmonë frymëzim i përditshëm që ta ruajmë lirinë për të cilën dhanë jetën”, ka përfunduar Thaçi.