Thaçi: Çdo 4 korrik, Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën e Pavarësisë.

Thaçi tha se ky përvjetor është më i veçantë për Kosovën për arsyen se përurohet Ambasada e ShBA-së në Prishtinë.

“Sot është ditëlindja e 243-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çdo 4 Korrik, Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën, vend dhe popull ky që kontribuoi shumë që ne të jemi të lirë dhe të pavarur. Ky përvjetor është ndër më të veçantit për Republikën e Kosovës, meqë përurojmë objektin e ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila është përjetësim i angazhimit amerikan në vendin tonë. Edhe pas shumë shekujsh, SHBA-ja mbetet udhërrëfyes i paqes dhe demokracisë në botë!”, shkroi presidenti Thaçi në “Facebook”.