Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi Bisedoi në Telefon me Vuçiqin

Presidenti Thaçi tregoi nëpërmjet një postimi në Facebook se sot bisedoi në tefefon me Kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Thaçi bëri të ditur se biseda lidhej me normalizim marrëdhëniesh.

“U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shkroi Thaçi.

Kosova e Serbia në vitin 2011 në Bruksel nisën procesin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh, ndërsa më 19 prill 2013 nënshkruan marrëveshjen e parë të parimeve për këtë normalizim.

BIRN dhe Internews Kosova bashkë me Qendrën për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie – CRTA në Serbi që nga nënshkrimi i marrëveshjes vazhdimisht e kanë monitoruar procesin e dialogut nëpërmjet projektit Big Deal.

http://kallxo.com/raporti-big-deal-zbatim-i-brishte-i-marreveshjeve-kosove-serbi/

Thaçi para se të njoftonte për bisedën e sotme me Vuçiqin, pas pjesëmarrjes në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, foli për situatën në veri të vendit, duke konstatuar se nuk pret shtimin e tensioneve.

http://kallxo.com/thaci-pershendet-qendrimin-amerikan-per-ushtrine/

Vuçiq gjatë këtij muaji tha se i ka propozuar ish-nënkryetarit amerikan Joseph Biden që Serbia e Kosova ta kenë një linjë direkte telefonike nëpërmjet së cilës do të komunikonin për parandalim të mosmarrëveshjeve.