Thaçi: Asociacioni konform mendimit të Kushtetueses

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se e mbështetë themelimin e Asociacionit të Komunave serbe, sipas marrëveshjeve në Bruksel.

“E theksoj, marrëveshja e vitit 2013 është e qartë, marrëveshja e arritur nga Vuçiq dhe Mustafa është e qartë, e vitit 2015, marrëveshje të cilën unë e mbështesë. Asociacioni do të themelohet sipas marrëveshjes të nënshkruar nga Vuçiq – Mustafa , ndërsa do të kalon në procedurë të respektimit të plotë të mendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Presidenti.

Thaçi shtoi se Asociacioni do të themelohet kundrejt të gjitha parametrave dhe obligimeve që janë marrë në Bruksel.

“Asociacioni do të ketë  përgjegjësi të specifikuara dhe të qartësuara nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, tha ai.

Sa i përket emrave që i ka votuar Kuvendi për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Thaçi ka thënë se ende nuk i ka pranuar gjithë emrat. Por, ai kujtoi që në të kaluarën presidentët asnjëherë nuk i kanë kthyer emrat mbrapa në Kuvend.

Gjithashtu, ai ka thënë se është e normale që personat me lëvizë nga politika në gjykata ose nga gazetaria e shoqëria civile në politikë.