Foto: Kallxo.com

Thaçi: Askush s’është dënuar për masakrat në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar dy masakrat e luftës në Poklel dhe Çikatovë të Vjetër.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se edhe pas dy 20 vitesh ende nuk janë dënuar kryerësit e saj.

“Para 20 vjetëve forcat ushtarake dhe policore serbe kryen dy masakra të tmerrshme mbi popullatën civile në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër. Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia”, ka shkruar Thaçi.

Në fshatin Poklek i Vjetër, Komuna e Drenasit, ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve civil të parmatosur, duke filluar prej foshnjeve gjashtëmuajshe e deri tek pleqët 75 vjeçar.

Ndërsa në Çikatovë të Vjetër, në vitin 1999 u vranë 68 civilë.