Thaçi: 12 Qershori është ditëlindja e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se 12 qershori 1999 është ditëlindja e Kosovës.

Në manifestimin për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, Presidenti Thaçi edhe njëherë u uroi mirëseardhje në Kosovë,  ish-Presidentit të SHBA-së, Bill Clinton dhe ish-sekretares  amerikane të shtetit Madeleine Albright.

“12 qershori 1999 është ditëlindja e Kosovës, kjo është data që na bashkon të gjithëve pa dallim etnie. 12 qershori themeli i identitetit tonë. Siç ishim bashke në kohen më të rëndë jemi edhe sot në këtë dite të bukur qershori”, tha presidenti.

Sipas Thaçit, intervenimi i NATO- së ka qene vendimtar për te shpëtuar një popull, si dhe i falënderoi shtetet mike për vendimin e vitit 1999.

“Sot, si President i Kosovës dhe në emër te qytetarëve te Kosovës, ju them, faleminderit, thank you. Ne duam të bëhemi shtet anëtar i BE dhe në NATO. Ne meritojmë këtë, siç kemi merituar të jemi te lirë”, tha ai.

Presidenti i Kosovës foli edhe për marrëveshjen potenciale me Serbinë.

“Sot jemi të vullnetshëm të bëjmë marrëveshje me Serbinë si dy shtete sovrane. Nuk mund të harrojmë gjenocidin e bërë ne Kosove. Kosova është mburrja, krenaria dhe fati ynë”, u shpreh presidenti Thaçi në qendër të Prishtinës.