Foto: KALLXO.com

Testi ‘PISA’ Fillon në Prizren (VIDEO)

Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve , ndryshe i njohur si testi ‘PISA’ ka filluar të mbahet në Kosovë.

Komuna e parë që ka filluar testimin e nxënësve 15 vjeçarë në shkollat e përzgjedhura nga PISA është Komuna e Prizrenit.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi vizitoi shkollën ‘Ibrahim Fehmiu’ në Prizren për të parë mbarëvajtjen e këtij testi.

Ministri tha se puna përgatitore që është bërë për këtë test është e dukshme dhe pret rezultate të mira.

“Urime të gjithëve për ditën e parë të testit PISA.Puna e madhe që është bërë po vrehet edhe sot. Shpresojmë që edhe kjo shkollë dhe shlkollat tjera të dalin shumë mirë në testin PISA. Ne do të jemi vazhdimisht në bashkëpunim dhe jemi të gatshëm të diskutojmë për secilën problematikë”, tha Bytyqi.

Në këtë vizitë ishte edhe Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili po ashtu uroi për mbarëvajtje të testit.

PISA 2018 është hera e dytë që Kosova po merr pjesë në këtë test i cili mbahet po ashtu në shumë vende tjera të botës dhe ka për synim pasqyrimin e njohurive të përgjitshshme të nxënëve në fushat e leximit, matematikës dhe shkencës.

Në testin e parë të realizuar në Kosovë, shteti u rendit i treti për nga fundi në mesin e 72 shteteve.

http://kallxo.com/testi-pisa-77-e-nxenesve-15-vjec-sdine-lexim/