Testi i Maturës publikohet online edhe në fazën e dytë

Nxënësit e shkollave të rajonit të Ferizajt janë duke e mbajtur sot fazën e dytë të Testit të Maturës.

Edhe në këtë fazë testi ka rrjedhur online.

Përmes një grupi në Facebook “Testi i Maturës 2019”, ata kanë kërkuar ndihmë për pyetjet e testit që kanë pasur një lëndë zgjedhore.

Faza e dytë e testit ishte mbajtur dje në rajonin e Prishtinës, ku MAShT ka njoftuar për KALLXO.com se janë përjashtuar 26 nxënës dhe ka filluar procedura disiplinore për shkelje të rregullave për dy admnistrues një në Prishtinë e një në Drenas.

Një praktikë e tillë ishte bërë edhe në fazën e parë të Testit të Maturës në të gjitha regjionet.

https://kallxo.com/testi-i-matures-del-online-edhe-sot-masht-kerkon-ndihmen-e-prokurorise/

https://kallxo.com/testi-i-matures-del-online-edhe-ne-ferizaj-e-gjilan-largohen-9-nxenes/

https://kallxo.com/serish-rrjedh-testi-i-matures-online-masht-thote-se-do-te-anulohen/