Naim Tërnava e Agim Bahtiri, gjatë vizitës së sotme në vendin e Xhamisë së Ibrit. Foto: Musa Mustafa

Tërnava e Bahtiri Vizitojnë Vendin e Xhamisë së Ibrit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, vizituan sot vendin në të cilin ka qenë e ndërtuar “Xhamia e Ibrit” në pjesën veriore të qytetit, pas raportimeve se aty është në plan të ndërtohet një fushë tenisi.

Kohëve të fundit, BIK ka shprehur qëllimin për rindërtimin e xhamisë së djegur në luftën e vitit 1999 e cila ka qenë e vendosur skaj urës së Ibrit.

Zëdhënësi i BIK, Ahmet Sadriu, tha për KALLXO.com se vizita e Tërnavës në Mitrovicë është bërë pas shqetësimeve të ngritura për truallin ku ka qenë kjo xhami.

“Në bazë të planit që pamë, trualli i xhamisë mbetet i paprekur”, tha Sadriu.

Paraprakisht, Bahtiri ka pritur në zyrën e tij delegacionin e Bashkësisë Islame ku kanë folur për planin për revitalizimin e urës së Ibrit.