Tërmet në Shqipëri

Lëkundje të lehta sizmike kanë goditur mëngjesin e sotëm jugun e Shqipërisë.

Tërmeti goditi qytetin e Gjirokastrës rreth orës 06:30.

Sipas Institutit Gjeologjik të Tiranës, lëkundjet sizmike ishin 2.1 ballë dhe u ndien nga një thellësi prej 2 kilometrash nën tokë.

Nuk ka asnjë person të lënduar dhe as dëme materiale.

Tërmeti u ndie edhe në disa qytete të Greqisë, fatmirësisht pa pasoja.