Foto: RTV 21

Tërmet në Mal të Zi, Ndihet Edhe në Pejë

Rreth orës 14:00 një tërmet i shkallës së mesme është ndjerë në rrethinën e Podgoricës.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane Mesdhetare (EMSC), tërmeti është ndjerë edhe në territorin e Kosovës, në rajonin e Pejës.

Epiqendra ka qenë rreth 55 km nga Podgorica, ndërsa fuqia e tij 4.1 ballë të Rihterit. /21Media