Tërmet në Kosovë

Rreth orës 15:10 në pjesë të ndryshme të Kosovës është ndjerë një dridhje toke.

Tërmeti ka shkaktuar dridhje në Prishtinë, në rajonin e Gjilanit dhe Prizrenit.

Sipas Qendrës për Informim rreth Tërmeteve në Evropë (CSEM), epiqendra e këtij tërmeti ishte në trekëndëshin kufitar mes Kosovës, Maqedonisë e Serbisë, konkretisht afër fshatit Haraçinë të Shkupit.

Sipas informacioneve të CSEM tërmeti ishte i fuqisë 5.0 ballë të Rihterit.

Po ashtu, kjo Qendër njofton se tërmeti është ndjerë edhe në Shqipëri e Bullgari.