Foto: Ilustrim

Tërhiqet një kuti municioni nga depoja e RTK-së

Një kuti me municion të kohërave të vjetra është tërhequr sot nga depoja e televizionit publik.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, tha se kutia ishte me municion shkollor.

Ajo është tërhequr gjatë ditës së sotme dhe nuk ka qenë e rrezikshme.

“Po, rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme. Është tërhequr një kuti municioni, jo i rrezikshëm, është i kohërave të vjetra. Është gjetur në depon, pjesërisht e shfrytëzueshme në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Policia e ka tërhequr atë nga aty”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se kutia është vërejtur nga një punëtor i RTK-së dhe se ky i fundit ka lajmëruar Policinë e Kosovës për të bërë tërheqjen e saj.