Ugur Toksoy në gjykatë | Foto: KALLXO.com

Tërhiqet Kërkesa për Ekstradim të Ugur Toksoy-t

Prokurori Ali Rexha tërhoqi sot kërkesën për ekstradim të shtetasit turk Ugur Toksoy.

Rexha tha se tërheqja është bërë për mungesë provash.

Prokurori tha se ka kërkuar prova nga Turqia, por ato nuk kanë ardhur.

“Kam kërkuar prova nga Turqia dhe ato nuk kanë ardhur dhe për këtë arsye e kemi tërhequr kërkesën për ekstradim”, tha Rexha.

Ai tregoi se nuk ka persona tjerë për të cilët është kërkuar ekstradimi.

Pastaj u ndërpre seanca dhe procedura e ekstradimit.

Ugur Toksoy po kërkohet nga Turqia si i lidhur me Lëvizjen e Fetullah Gulenit.

Ai ishte arrestuar në fund të muajit tetor, ndërsa më pas i ishte caktuar paraburgimi.

Toksoy nga paraburgimi u lirua më 3 nëntor, me dorëzani prej 5 mijë eurosh.

http://kallxo.com/lirohet-kerkuari-nga-turqia/

Aleksandër Lumezi, kryeprokurori i shtetit në Emisionin “Jeta në Kosovë” tha se Kosova nuk i ekstradon të kërkuarit politikë.

http://kallxo.com/lumezi-kosova-nuk-ekstradon-persona-te-perndjekur-politikisht/