Ilustrim - Kuponët fiskal

Tërhiqen numrat potencial fitues për kuponët fiskal nga ATK

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e tremujorit të parë të vitit 2019.

ATK ka njoftuar se është bërë tërheqja e tre numrave potencial fitues.

“Ashtu siç është e specifikuar në Vendim Shpjegues Publik Nr.02/2017 – Nxitjet dhe motivimet për marrje të kuponëve fiskal”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,394.

Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së.

Të dhënat duhet të dorëzohen brenda afatit prej pesë ditëve të punës pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së. Dorëzimi i plikove duhet të bëhet nga data 13 maj deri më datën 17 maj 2019, nga ora 8:00- 16:00.

“Me qëllim që të ju bëhet rimbursimi i mjeteve në llogarit tuaja bankare, luten të gjithë qytetarët që janë shpallur fitues të verifikojnë llogarit e tyre bankare dhe të sigurohen se ato llogari janë funksionale dhe mund të kreditohen nga ATK, në të kundërtën ATK nuk do të merre asnjë përgjegjësi nëse llogaria juaj bankare është jo funksionale apo nuk mund të kreditohet për shkak të politikave të brendshme bankare”, vazhdon njoftimi i ATK-së.

Lista e fituesve gjendet publike KËTU.