Foto: Ilustrim
Tenton t’u Japë Ryshfet Policëve
05.2.2017 - 14:02
Policia e Kosovës njofton për një rast gjatë të cilit një person ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë.
Sipas raportit të përditshëm policor, ngjarja ka ndodhur në fshatin Llapnasellë të Graqanicës, më 4.2.2017 rreth orës 1:45.
Një i dyshuari gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij në gjendje të dehur, për t’iu shmangur dënimit për kundërvajtje në trafik, u ka ofruar zyrtarëve policorë mito në shumë prej 50 €.
I njëjti është mbajtur në stacion derisa është këndellur dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.