Burgu i Dubravës - Foto: Ilustrim

Tenton t’i Vë Flakën Dhomës së Burgut

Një i burgosur në Burgun e Dubravës ka tentuar ta djegë veten dhe dhomën ku ndodhet në Pavijonin 2.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Sokol Zogaj tha për KALLXO.com se personi që ka tentuar ti vë flakën vetes ka probleme psikike.

“Po, një person me të meta mentale ka tentuar t’i vë flakën dhomës së tij”, tha Zogaj.

Ai shtoi se ndërhyrja e shpejtë e stafit të burgut ka bërë që zjarri të fiket.

“Fatmirësisht stafi i burgut ka arritur ta marrë nën kontroll situatën dhe të ndalë flakët e zjarrit”, tha Zogaj.

Sipas Zogajt, i burgosuri është dërguar në Spitalin e Pejës për kontroll, ndërsa më pas do të trajtohet te një psikolog.