Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Tenton ta Sulmojë Motrën me Thikë

Në raportin 24 orësh policia njofton se ka arrestuar një person, ngase ai tentoi ta sulmojë motrën  e tij me thikë.

Policia bën me dije se nuk ka të lënduar në këtë rast, ndërsa të dyshuarit për sulmin në tentativë i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për raste të dhunës në familje.

Dje policia njoftoi se një shtetas i Maqedonisë me banim në Viti dyshohet se vrau foshnjën e porsalindur duke e hedhur në një përroskë.